Ndërlidhjet

Në SHBA u zvogëlua numri i vendeve të reja të punës në nëntor


Ilustrim.

Numri i vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor, është përcjellë me ritmin më të ngadalshëm nga muaji prill, ndërkohë që rritet numri i personave të infektuar me koronavirus, duke shtuar kështu shqetësime për shpejtësinë e rimëkëmbjes nga pandemia.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 245,000 vende të reja të punës muajin e kaluar, më pak sesa është parashikuar nga ekonomistët, njëherësh ulja e pestë mujore, ka thënë Departamenti amerikan i Punës.

Ky Departament ka rishikuar edhe një herë numrin e personave të punësuar në muajin tetor, duke e ulur atë në 610,000.

Megjithatë, shkalla e papunësisë është thënë të ketë rënë në 6.7 për qind nga 6.9 për qind në muajin tetor.

Por, aty nuk janë përfshirë individët që kanë hequr dorë nga kërkimi i një vendi të punës.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me një rritje të ashpër të numrit të të infektuarve me koronavirus prej muajit shtator, duke detyruar bizneset që të zvogëlojnë numrin e vendeve të punës.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 216,000 persona të infektuar më 3 dhjetor, teksa numri i të vdekurve ka tejkaluar shifrën 2,800, një tjetër rekord ditor.

Rritja e infektimeve pritet të ndikojë në atë që veçse po konsiderohet sezonë e dobët e blerjeve dhe udhëtimeve, çka potencialisht mund të kufizojë edhe më shumë vendet e punës në muajin dhjetor.

Pavarësisht këtyre shifrave për vende të punës dhe rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, tregjet amerikane të aksioneve janë rritur, ndërkohë që ka shpresa se qeveria do të miratojë më shumë masa për të ndihmuar ekonominë.

XS
SM
MD
LG