Ndërlidhjet

Robert R. Reilly emërohet drejtor i Zërit të Amerikës


Logoja e Zërit të Amerikës.
Logoja e Zërit të Amerikës.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë së Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM), Michael Pack, emëroi zotin, Robert R. Reilly, si drejtor të ri të Zërit të Amerikës (VOA).

Drejtori i Përkohshëm, Elez Biberaj, tha se do të kthehet në pozicionin e tij të mëparshëm, si kreu i departamentit të Euroazisë.

Zoti Biberaj, i cili u emërua drejtor i përkohshëm i Zërit të Amerikës në qershor, i dërgoi një email stafit të martën vonë, duke thënë se koha e qëndrimit të tij në këtë pozicion po përfundon dhe se ai i uron drejtorit të ri suksese në përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës.

USAGM njoftoi të mërkurën se Robert R. Reilly, autor dhe diplomat, i cili ka punuar në VOA mes viteve 2001 dhe 2002 është emëruar drejtor i ri.

"E gjithë agjencia do të përfitojë nga përvoja e papërsëritshme e tij dhe udhëheqja e dëshmuar si një nëpunës publik dhe si një qytetar privat. Bob ia ka kushtuar karrierën e tij promovimit të interesit kombëtar dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA-së", tha shefi i USAGM-së, Michael Pack.

Ndërsa, Robert R. Reilly, ka shprehur kënaqësinë që mund t'i shërbejë sërish Zërit të Amerikës.

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG