Ndërlidhjet

Biden dhe Harris shpallen Persona të Vitit nga revista Time


Joe Biden dhe Kamala Harris

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, janë zgjedhur Persona të Vitit nga revista amerikane Time.

“Zgjedhja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkroi Time në Twitter.

Dyshja demokratike mundi tre finalistë të tjerë: punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mjekun Anthony Fauci, lëvizjen për drejtësi racore dhe presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, i cili humbi garën kundrejt Bidenit.

Time zgjedh personin më me ndikim të vitit qysh më 1927.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për dëshminë e forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se furitë e përçarjes, për ndarjen e një vizioni të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë Persona të Vitit 2020 të revistës Time”, tha kryeredaktori i saj, Edward Felsenthal.

Në vitin 2016, Trump, atëbotë po ashtu president i zgjedhur, mori të njëjtën njohje nga revista.

Time zgjedh çdo vit një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e atyre 12 mujave.

XS
SM
MD
LG