Ndërlidhjet

Gjermania regjistron shifra rekorde të viktimave me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Gjermania po përballet me thirrje për izolim të dytë para Festës së Krishtlindjes, pas regjistrimit të 585 vdekjeve dhe 29,875 infektimeve të reja brenda një dite – shifrat më të larta prej kur ka shpërthyer pandemia.

“Neve na duhet të veprojmë urgjentisht. Na duhet të bëjmë më shumë sesa kishim planifikuar”, ka paralajmëruar ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Aktualisht Gjermania është duke zbatuar izolim të pjesshëm nga muaji nëntor, duke mbyllur baret, restorantet dhe qendrat e argëtimit.

Lehtësimi i masave është planifikuar për Festën e Krishtlindjes.

Mirëpo rritja e shkallës së infektimit ka alarmuar zyrtarët më të lartë, meqë Lothar Wieler, udhëheqës i Institutit Robert Koch në Gjermani, ka thënë se situata është “jashtëzakonisht e ndjeshme”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një fjalim këtë javë në Parlamentin e Gjermanisë duke bërë thirrje për kufizime më të ashpra.

Sipas saj, “500 vdekje në ditë janë të papranueshme”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Horst Seehofer ka paralajmëruar të premten se mundësia e vetme për kthim të kontrollit është izolimi i menjëhershëm.

“Nëse presim deri për Krishtlindje, ne do të përballemi me shifra të larta për muaj”, ka thënë ai për Spiegel.

Bavaria, tashmë ka ashpërsuar kufizimet, derisa Merkel pritet të takohet me 16 krerët e landeve të dielën.

XS
SM
MD
LG