Ndërlidhjet

Sarajeva nën masa sigurie para vizitës së Lavrovit


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do të bëjë zhvillojë një vizitë Bosnje dhe Hercegovinë (BiH). Ai pritet të arrijë në Bosnje më 14 dhjetor, dhe është planifikuar të takojë anëtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq si dhe ministren e Jashtme, Bisera Turkoviq.

Siç ishte njoftuar më parë, Lavrov do të mbajë një takim të veçantë me anëtarin e presidencës trepalëshe, Millorad Dodik, i cili njihet si një mbështetës i Kremlinit.

Duke folur për Radio Televizionin e Republika Srpska (RTRS), Dodik tha të dielën se bashkëpunimi midis Republika Sërpska dhe Rusisë do të vazhdojë në aspektin politik, ekonomik dhe të përgjithshëm.

"Këtu Rusia nuk ka ndonjë rol negativ. Dhe ne, të gjithë zyrtarët e zgjedhur në nivel të Republikës dhe të Bosnje dhe Hercegovinës, do të kemi një takim dhe darkë të përbashkët me të. Ajo do të jetë një mundësi për të diskutuar të gjitha çështjet nga afër", tha Dodik.

Dodik shprehu besimin se roli i Rusisë është "konstruktiv dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar". Ai gjithashtu njoftoi se do të diskutonte me Lavrovin për vaksinën ruse kundër koronavirusit, duke thënë se Republika Sërpska është duke pritur në rradhë për marrjen e vaksinës ruse - Sputnik.

"Sigurisht që do të ketë disa vaksina të tjera dhe sa më përket mua, une do të marrë atë ruse, pasi unë i besoj asaj, nuk besoj në këto histori komerciale që vijnë nga Perëndimi. Vaksina ruse është bërë nga shteti, dhe shteti i vaksinon qytetarët e tij, kjo do të thotë se duhet t'i besohet", tha Dodik.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë para vizitës së Lavrovit në Sarajevën Lindore, qe i përket entitetit të Republika Sërpskës. Trafiku do të jetë i ndaluar në disa rrugë lokale në kohë të caktuara.

Ministria e Brendshme e Republika Sërpskës rekomandoi gjithashtu që qytetarët e Sarajevës Lindore të mbajnë një dokument të vlefshëm identifikimi "dhe që ata të mos mbajnë çanta për shkak të lëvizjes më të lehtë".

Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi ishte planifikuar për 28 dhe 29 tetor, por ajo u shty për shkak të pandemisë.

XS
SM
MD
LG