Ndërlidhjet

Stuhia e fuqishme e borës në SHBA bllokon miliona banorë


USA-WEATHER/

Një stuhi dëbore ka shkaktuar kaos në pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së. Më shumë se 60 milionë njerëz po përballen me këtë stuhi dimri.

Stuhia pritet të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut.

Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra (60cm) dëborë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për "kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit" në zonat më të prekura. Bora më e madhe parashikohet të bjerë të mërkurën në mbrëmje.

Stuhi e borës në Nju Jork, SHBA.
Stuhi e borës në Nju Jork, SHBA.

NWS tha se disa zona do të shohin më shumë borë "në një ngjarje sesa kanë parë të gjithë dimrin e kaluar". Të paktën dy persona kanë vdekur në Pensilvani pas një përplasje masive të makinave. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete.

Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e fuqishmja në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që "ta marrin këtë seriozisht".

Shkollat në të gjithë qytetin kanë kaluar në mësimin online.

Një grua me një top bore në Nju Jork.
Një grua me një top bore në Nju Jork.

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen.

Sekretarja amerikane për Transportin Elaine Chao paralajmëroi ata që ishin në zonën e stuhisë "të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të mos vozisin në kushte të rrezikshme".

XS
SM
MD
LG