Ndërlidhjet

Hoti i kërkon Kreshnik Gashit të lirojë detyrën e shefit të AKI-së


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka kërkuar Kreshnik Gashit, që të lirojë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Zyra e Kryeministrit Hoti nuk ka ofruar më shumë hollësi rreth kësaj kërkese.

25 nëntor të vitit të kaluar, Gashi ishte emëruar në këtë pozitë nga Ramush Haradinaj, i cili atëbotë mbante pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

XS
SM
MD
LG