Ndërlidhjet

MSH sqaron masat kundër COVID-19 për diasporën


Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare. Fotografi ilustruese.
Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare. Fotografi ilustruese.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës, që vijnë nga vendet perëndimore, nuk duhet të paraqesin test negativ me metodën PCR me të hyrë në territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, MSH-ja tha se testi negativ PCR kërkohet vetëm për ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe “të cilët vijnë nga vendet e ranguara me ‘rrezik të lartë’, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

“Qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditët e fundit, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, po vijnë drejt Kosovës për të kaluar festat e fundvitit. Kjo ka bërë që në kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijohen kolona të gjata me vetura.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, të shtunën më 19 dhjetor, tha se pritjet në kufinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë deri në dhjetë orë.

XS
SM
MD
LG