Ndërlidhjet

Rregullatori i BE-së pritet të miratojë vaksinën Pfizer/BioNTech


Vaksinë kundër koronavirusit.
Vaksinë kundër koronavirusit.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech.

Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit.

Sapo të miratohet, Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës.

Agjencia e Barnave ka planifikuar ta marrë vendimin javën e ardhshme, por ajo është vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt.

Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Imunizimi në rrezik
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:11:01 0:00

Koronavirusi ka prekur mbi 76 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 43 milionë janë shëruar.

Në Evropë, Franca ka numrin më të madh të të infektuarve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar numrin më të madh të viktimave.

XS
SM
MD
LG