Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e sinagogës në Gjermani

Sinagoga që ka qenë në shënjestër të sulmit.
Sinagoga që ka qenë në shënjestër të sulmit.

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar.

Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hyntë në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019.

Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur.

Balliet nuk shprehu pendim për sulmin.

Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani.

“Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.

Ai ka pasur veshje ushtarake në ditën e sulmit dhe i ka filmuar të shtënat, duke i transmetuar edhe në internet.

Krimet kundër hebrenjve kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Gjermani në vitet e fundit, ndërsa autoritetet gjermane janë zotuar se do t’i rrisin masat kundër ekstremizmit të djathtë.

XS
SM
MD
LG