Ndërlidhjet

Komisioni Evropian miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech


Colette Cameron, një infermiere, injekton vaksinën e Pfizer / BioNTEch. Toronto, Kanada 14 Dhjetor 2020.
Colette Cameron, një infermiere, injekton vaksinën e Pfizer / BioNTEch. Toronto, Kanada 14 Dhjetor 2020.

Komisioni Evropian dha miratimin të hënën për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave.

Më herët, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e miratoi vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech.

"Është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj pandemie që po shkakton vuajtje dhe vështirësi", tha shefi i EMA-s, Emer Cooke, në një konferencë për media.

Fillimisht data e shqyrtimit për miratimin e vaksinës ka qenë 29 dhjetori, por Agjencia e zhvendosi vendimarrjen më herët pasi ishte nën presion nga qeveritë e BE-së.

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh tjera tashme e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.

Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

XS
SM
MD
LG