Ndërlidhjet

Osmani do të thërrasë takim për datën e zgjedhjeve


Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të thërrasë të martën (22 dhjetor) partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën në mbrëmje e ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe se konstatoi se presidenti i Republikës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Ky vendim vjen, pasi vota e Etem Arifit u konsiderua e pavlefshme, pasi ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë me mbi një vit burgim.

Vendimin e Kushtetueses duhet ta pasojë shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa në Kushtetuese u dërgua nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm votimi i qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më 3 qershor, për zgjedhjen e qeverisë kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, vendim i cili daton më 20 gusht, 2020, ku Arifi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për mashtrim me subvencione.

XS
SM
MD
LG