Ndërlidhjet

Francë: Vriten tre policë dhe një tjetër plagoset


Pjesëtarë të policisë franceze.
Pjesëtarë të policisë franceze.

Autoritetet franceze njoftuan se tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur pasi shkuan për të intervenuar në një shtëpi, pas një thirrjeje për dhunë në familje.

Oficerët po përpiqeshin të ndihmonin një grua që ishte arratisur në çatinë e një shtëpie në një fshat të Francës më 23 dhjetor.

Një person i armatosur thuhet se qëlloi drejt oficerëve dhe i vuri flakën shtëpisë.

Zyrtarët thanë se është duke u zhvilluar një operacion për të gjetur personin e armatosur, ndërsa gruaja u shpëtua në mënyrë të sigurt nga policia.

Prokurorët thanë se i dyshuari 48-vjeçar kishte tërhequr vëmendjen e organeve të sigurisë në të kaluarën për shkak të një mosmarrëveshjeje për kujdestarinë e fëmijëve.

Ata thanë se një polic fillimisht u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos pak pas mesnate. Dy oficerë të tjerë u vranë më vonë ndërsa mbërritën në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG