Ndërlidhjet

Dyzetedy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj


Dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi në Ferizaj.
Dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi në Ferizaj.

Dyzetedy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Qazim Reka, nga zyra për media e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Pamje pas shpërthimit në Ferizaj
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Ai tha se 12 nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

“Ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një restorant. Ka mjaft të lënduar dhe dëme materiale. Dyzetedy persona janë të lënduar", tha Reka.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.

XS
SM
MD
LG