Ndërlidhjet

Ekspertët e OBSH-së për koronavirus vizitojnë Kinën të enjten


Pamje nga një treg kafshësh në Vuhan.
Pamje nga një treg kafshësh në Vuhan.

Dhjetë shkencëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të vizitojnë Kinën të enjten, për të hetuar origjinën e koronavirusit, kanë thënë autoritetet të hënën, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, dhe në mesin e akuzave se Pekini ka tentuar të pengojë hetimet.

Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.

Shtyrja e misionit në minutën e fundit më herët gjatë këtij muaji, është pritur me kritika të mëdha nga udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit – sidomos pasi dy anëtarë veçse janë nisur.

Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë.

Më pas ata pritet të vizitojnë Vuhanin – qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi më 2019.

XS
SM
MD
LG