Ndërlidhjet

Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë


Dy gra mbajnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit në një stacion metroje.
Dy gra mbajnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit në një stacion metroje.

Mbi dy milionë ka arritur numri i të vdekurve në botë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar 93.418.283 persona. Shifrat besohet të jenë më të larta.

Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpall në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.

Që atëherë shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim "transparent" për origjinën e koronavirusit.

Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur "treg i lagësht" në Vuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë.

Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty.

XS
SM
MD
LG