Ndërlidhjet

Gjermania pritet të shtyjë izolimin e pjesshëm


Pamje nga një rrugë e Berlinit.
Pamje nga një rrugë e Berlinit.

Gjermania pritet të zgjasë masat e izolimit të pjesshëm, teksa rriten shqetësimet për përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, të cilat besohet se barten më shpejt.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e 16 landeve gjermane pritet të takohen të martën për t’u pajtuar për shtyrje të masave kufizuese përtej janarit, me qëllim të vazhdimit të trendit pozitiv të uljes së numrit të të infektuarve.

Të dhënat tregojnë për “ulje të lakores së infektimit”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënës i Merkelit, duke shtuar se edhe numri i personave në kujdes intesiv ka shënuar rënie.

Ai ka thënë se ky trend është rezultat i mbylljes së restoranteve dhe qendrave të sportit, të cilat janë mbyllur që nga nëntori, duke shtuar në mes të dhjetorit edhe mbylljen e shkollave dhe shumicën e dyqaneve.

Siebert ka thënë se variantet e koronavirusit që fillimisht janë identifikuar në Britani dhe Afrikën Jugore përbëjnë rrezik të madh rreth asaj nëse mund të vazhdohet trendi i rënies së numrit të të infektuarve.

XS
SM
MD
LG