Ndërlidhjet

Katër të vdekur nga një shpërthim i gazit në Madrid


Ndërtesa ku shpërtheu gazi në qendër të Madridit.

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.

Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.

Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.

Edhe pse shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se "gërvishtje".

XS
SM
MD
LG