Ndërlidhjet

Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë

Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se nga një viktimë u regjistrua në Deçan, Ferizaj, Istog, Prizren, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,569 mostrave.

Numrin më të madh të tyre e ka Prishtina: gjithsej 60 raste.

Kosova ka konfirmuar në total 57,028 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,433 pacientë kanë vdekur.

Të shëruar janë 50,184 persona, prej tyre 202 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë aktualisht janë 5,411 raste aktive me koronavirus.

XS
SM
MD
LG