Ndërlidhjet

Gratë regjisore bëjnë histori në Golden Globes


Ilustrim.
Ilustrim.

Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes.

Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim.

Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin.

Filmi i Fincherit, Mank ka më së shumti nominime – gjashtë - ashtu sikurse The Crown, që udhëheq në nominimet për çmime televizive.

Emrat e fituesve do të bëhen të ditur në një ceremoni më 28 janar.

Fennell, King dhe Zhao janë nominuar për filmat e tyre, Woman, One Night in Miami dhe Nomadland respektivisht.

Ndarja e çmimeve këtë herë organizohet dy muaj më vonë sesa zakonisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

XS
SM
MD
LG