Ndërlidhjet

Vdiq A. Ross Johnson, ish-drejtor i Radios Evropa e Lirë


A. Ross Johnson
A. Ross Johnson

A. Ross Johnson, ish-drejtor i Radios Evropa e Lirë dhe studiues në Qendrën Wilson në Uashington, ka vdekur më 6 shkurt.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Johnson e ka kaluar në Radion Evropa e Lirë.

Nga viti 1988 deri më 2002, ai ka qenë pjesë e menaxhmentit ekzekutiv, si drejtor i REL-it, pastaj drejtor i një instituti kërkimor, president i përkohshëm dhe këshilltar i REL-it.

Gjatë punës në Qendrën Wilson, ai ka shkruar raporte të shumta për historinë e REL-it dhe politikën bashkëkohore në Ballkan. Ka organizuar shumë ngjarje dhe konferenca dhe shpesh ka folur në panelet e Qendrës Wilson.

Johnson e ka vizituar shpesh Ballkanin, ku është takuar me udhëheqës të shumtë politikë dhe ekspertë.

A. Ross Johnson gjatë një vizite në Mitrovicë, më 2018.
A. Ross Johnson gjatë një vizite në Mitrovicë, më 2018.

Ai ka shkruar librin: “Radio Free Europe and Radio Liberty: The CIA Years and Beyond” (Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria: Vitet e CIA-s dhe përtej”.

Libri është botuar në bashkëpunim me Standfort Unviersity Pressom.

Sipas Qendrës Wilson, Johnson ka qenë forca lëvizëse e një konference më 2004, të organizuar nga qendra dhe Instituti Hoover, ku studiuesit ndërkombëtarë dhe ish-zyrtarët qeveritarë kanë diskutuar mbi "ndikimin e transmetimit perëndimor", veçanërisht të Radios Evropa e Lirë, gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo konferencë është hapur nga ish-sekretari amerikan i Shtetit, George Shultz, dhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel, të cilët kanë thënë se “ndikimi dhe domethënia e REL-it ka qenë e madhe dhe e thellë”.

Johnson gjithashtu ka mbrojtur deklasifikimin e dokumenteve amerikane nga CIA (Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës) dhe agjencitë e tjera qeveritare, në lidhje me historinë e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG