Ndërlidhjet

Protesta në Mianmar pavarësisht pranisë ushtarake në qytete


Prani e shtuar e ushtarëve në rrugët e Mianmarit.
Prani e shtuar e ushtarëve në rrugët e Mianmarit.

Në Mianmar (Birmani) grupe të vogla të protestuesve kanë filluar të mblidhen pavarësisht se në rrugët e qyteteve janë prezente automjetet e blinduara të forcave të sigurisë.

Mijëra punëtorë më 15 shkurt u mblodhën në Mandalai, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke kënduar dhe mbajtur pankarta në të cilat shkruante: "Lironi udhëheqësit tanë".

Në qytetin më të populluar të vendin, Yangon, u raportua për një prani më të vogël të protestuesve, kryesisht për shkak të kufizimeve në internet dhe pranisë ushtarake.

Prania e shtuar ushtarake ka dhënë sinjale se mund të vazhdojë goditja ndaj kundërshtarëve të grusht shtetit që ndodhi më 1 shkurt.

Ushtria e Mianmarit ka paralajmëruar protestuesit në të gjithë vendin se ata mund të përballen me 20 vjet burg nëse pengojnë forcat e armatosura.

Gjatë 10 ditëve të fundit qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta, duke kërkuar rikthimin e një qeverie civile.

Ata gjithashtu kërkojnë që liderët e tyre të zgjedhur të lirohen nga paraburgimi.

Të hënën, përfaqësuesit ligjor të udhëheqëses, Aung San Su Kyi, thanë se ajo do të ndalohet edhe për dy ditë të tjera.

Ndalimi i saj pritej të përfundonte më 14 shkurt. Ajo u ndalua nën akuzat e importimit të paligjshëm të gjashtë radiove lidhjeve. Partia e saj fitoi zgjedhjet në nëntorin e vitit të kaluar por ushtria pretendoi se ka pasur mashtrim të votuesve prandaj e bëri grusht shtetin.

Grushti i shtetit zemëroi aq shumë banorët e Mianmarit duke shkaktuar protestat më të mëdha në në këtë vend në më shumë se një dekadë.

Më 14 shkurt autoritetet urdhëruan një ndërprerje të plotë të internetit.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e vendeve perëndimore u bënë thirrje forcave të sigurisë të "përmbahen nga dhuna kundër demonstruesve dhe civilëve, të cilët protestojnë kundër përmbysjes s qeverisë së tyre legjitime".

XS
SM
MD
LG