Ndërlidhjet

OBT zgjedh drejtoren e parë grua dhe afrikane


Ngozi Okonjo-Iweala

Ngozi Okonjo-Iweala, nga Nigeria, u emërua në krye të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke u bërë gruaja e parë dhe afrikanja e parë që merr këtë rol.

Okonjo-Iweala, 66 vjeçe, u emërua drejtore e përgjithshme nga përfaqësuesit e 164 vendeve që përbëjnë OBT-në.

Kjo organizatë merret me rregullat e tregtisë midis vendeve.

Okonjo-Iweala tha përmes një deklarate se prioritet i saj do të jetë adresimi i shpejtë i pasojave ekonomike dhe shëndetësore të pandemisë COVID-19.

“Organizata jonë përballet me shumë sfida, por duke punuar së bashku, ne mund ta bëjmë OBT-në më të fortë dhe më të përshtatshme me realitetet e sotme”, tha ajo.

Emërimi erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi kandidaturën e saj, e cila ishte bllokuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Administrata e mëparshme ka argumentuar se organizata e tregtisë është e ngadalshme dhe burokratike dhe kufizon padrejtësisht përpjekjet e SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj vendeve që subvencionojnë padrejtësisht kompanitë e tyre, ose eksportojnë me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Okonjo-Iweala ka qenë ministre e Financave e Nigerisë dhe, për kohë të shkurtër, ministre e Jashtme.

Ajo ka një karrierë 25-vjeçare në Bankën Botërore, si avokate e rritjes ekonomike dhe zhvillimit në vendet e varfra.

XS
SM
MD
LG