Ndërlidhjet

Kina tejkalon SHBA-në si partneri më i madh tregtar i BE-së


Eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike. Fotografia është bërë në një stacion treni në Shangai.
Eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike. Fotografia është bërë në një stacion treni në Shangai.

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregtia midis BE-së dhe Kinës ka kapur vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme në botë që ka parë rritje në vitin 2020, çfarë ka nxitur kërkesën për makina evropiane dhe mallra luksoze.

Ndërkaq, eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike.

“Në vitin 2020, Kina ishte partneri kryesor i BE-së. Ky rezultat ishte për shkak të rritjes së importeve (+5.6%) dhe eksporteve (+2.2%)”, tha Eurostat.

Shifrat janë të përafërta me të dhënat zyrtare të Kinës, të publikuara në janar.

Sipas tyre, tregtia e Kinës me BE-në është rritur me 5.3%, në 696.4 miliardë dollarë, në vitin 2020.

Sipas Eurostat-it, deficiti tregtar i BE-së me Kinën po ashtu është rritur nga 199 miliardë dollarë në 219 miliardë.

XS
SM
MD
LG