Ndërlidhjet

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave


Ilustrim.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Agim Krasniqin si ministër në detyrë të Financave.

Krasniqi ka konfirmuar vetë këtë lajm për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga kjo pozitë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka marrë vendim që ai të emërohet në këtë pozitë.

Deri më tani Agim Krasniqi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë në detyrë të Financave.

Hykmete Bajrami ka njoftuar të mërkurën se është liruar nga pozita e ministres në detyrë në këtë ministri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se ka kërkuar vetë këtë largim nga pozita, dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete e Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt në Kosovë.

XS
SM
MD
LG