Ndërlidhjet

Më 14 mars LDK-ja pritet të zgjedhë kryetarin e ri


Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri.
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin zgjedhor më 14 mars.

Në këtë kuvend zgjedhor do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, si dhe organet e tjera drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abarashi, të enjten në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Abrashi ka thënë se tashmë janë bërë publike disa kandidatura, por, sipas tij, ato zyrtarizohen më 14 mars, ditën kur zhvillohet kuvendi zgjedhor.

Pak kohë pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi për dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Në një letër të gjatë, Mustafa dha arsyet e dorëheqjes së tij.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja garoi me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. Në këto zgjedhje ky subjekt politik, sipas rezultateve preliminare fitoi vetëm 13.08 për qind.

Pas publikimit të rezultateve preliminare, Hoti tha se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2019, LDK-ja kishte fituar rreth 24 për qind të votave.

XS
SM
MD
LG