Ndërlidhjet

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake


Ilustrim.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e Zikreta Alitit, kandidates për deputete nga komuniteti boshnjak, Partia e Re Demokratike (NDS).

PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e NDS-së në vendvotimin 2009A/05D në Komunën e Prizrenit.

Partitë nga komunitetet joserbe në Kosovë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të anulohen votat e komunitetit serb për partitë boshnjake dhe rome në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Dy subjektet politike boshnjake, Unioni Socialdemokrat (SDU) dhe Partia e Re Demokratike (NDS) kanë akuzuar themeluesen e Komunitetit të Bashkuar, Adrijana Hoxhiq, se votat nga komunat me shumicë serbe i ka siguruar përmes Listës Serbe.

Këtë të fundit e kanë akuzuar se po planifikonte që “përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Por, Hoxhiq, ndonëse ka pranuar se ka marrë vota nga mjediset me shumicë serbe, ka hedhur poshtë akuzat se ato i janë siguruar nga Lista Serbe.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, komuniteti boshnjak i ka të garantuara tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Komuniteti turk ka të garantuara dy ulëse, ndërkaq për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas janë të garantuara nga një ulëse si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

Një ulëse e garantuar i takon edhe komunitetit goran.

XS
SM
MD
LG