Ndërlidhjet

Meliza Haradinaj Stublla jep dorëheqje nga MPJD dhe AAK


Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj Stublla, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes sime. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj Stublla në rrjetin social Facebook.

Haradinaj Stublla iu referua raportimeve të një mediumi lokal në Kosovë për, siç është thënë, falsifikimin e votave të kandidatëve të AAK-së nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre raportimeve.

Haradinaj Stublla ripërsëriti kërkesën e saj që “në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë vërtetësinë e video-inskenimit”.

XS
SM
MD
LG