Ndërlidhjet

PE i heq imunitetin liderit katalanas Carles Puigdemont


Lideri katalanas Carles Puigdemont.
Lideri katalanas Carles Puigdemont.

Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin liderit katalanas Carles Puigdemont dhe dy kolegëve të tij, duke mundësuar potencialisht ekstradimin e tyre në Spanjë.

Në tri votime të ndara për Puigdemont, ish-ministrin rajonal të Shëndetësisë Toni Comin, dhe ministren e Edukimit Clara Ponsati, 400 apo më shumë ligjvënës të Bashkimit Evropian kanë votuar për heqje të imunitetit, 248 kanë votuar kundër dhe 45 kanë abstenuar.

Puigdemont dhe Comin janë zgjedhur në Parlamentin Evropian më 2019, derisa Ponsari ka fituar një ulëse vitin e kaluar.

Ulëset e tyre u kanë dhënë imunitet nga ndjekja penale, mirëpo me kërkesë të gjyqësorit spanjoll, parlamenti ka nisur hetime për heqje të imunitetit.

Puigdemont, ish-lider i Qeverisë rajonale të Katalonjës, bashkë me Comin, kanë udhëtuar në Belgjikë, pasi autoritetet patën shtypur një referendum të mbajtur në tetor të vitit 2017 për pavarësinë e Katalonjës.

Ponsati tani jeton në Skoci.

Avokati i Puigdemontit në Spanjë Gonzalo Boye, ka thënë se klienti i tij do të apelojë vendimin e asamblesë në Gjykatën Supreme të BE-së në Luksemburg.

Qeveria spanjolle, e cila ka kërkuar të akuzojë këta persona për rebelim dhe kryengritje, ka mirëpritur menjëherë vendimin dhe e ka konsideruar fitore për sundimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG