Ndërlidhjet

Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës


Ilustrim.
Ilustrim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar të martën Besnik Tahirin ministër në detyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tahiri deri më tani ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në Kosovë.

Ky vendim vjen pas njoftimit të bërë nga Meliza Haradinaj-Stublla më 9 mars për dorëheqje nga pozita e ministres.

Përveç pozitës në ministri, ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes sime. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, ka thënë Haradinaj Stublla në rrjetin social Facebook.

Haradinaj Stublla u është referuar raportimeve të një mediumi lokal në Kosovë për, siç është thënë, falsifikimin e votave të kandidatëve të AAK-së nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre raportimeve.

Haradinaj Stublla ka ripërsëritur kërkesën e saj që “në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë vërtetësinë e video-inskenimit”.

XS
SM
MD
LG