Ndërlidhjet

I zgjedhuri i Bidenit konfirmohet si prokuror i përgjithshëm


Merrick Garland

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të zgjedhurin e presidentit Joe Biden për prokuror të përgjithshëm.

Senati votoi me 70 vota për dhe 30 kundër prokurorit Merrick Garland.

Garland, 68 vjeç, do të marrë përsipër udhëheqjen e Departamentit të Drejtësisë, pas një periudhe të trazuar nën ish-presidentin Donald Trump.

Trump ka insistuar që prokurori i përgjithshëm të jetë besnik ndaj tij personalisht.

Prokurori i parë i përgjithshëm i Trumpit, Jeff Session, ka dhënë dorëheqje pas presionit të presidentit, në lidhje me hetimet që ka bërë Departamenti i Drejtësisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA.

William Barr, i cili ka zëvendësuar Session, ka dhënë dorëheqje në ditët e fundit të administratës Trump, pasi ai i ka hedhur poshtë pretendimet e tij të rreme për mashtrime të gjera në zgjedhje.

Garland ka përvojë të gjatë në Departamentin e Drejtësisë - më së shumti si prokuror federal.

XS
SM
MD
LG