Ndërlidhjet

Mediat: Anulohet vizita e Netanyahut në Emirate


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Një vizitë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për në Emiratet e Bashkuara Arabe, e planifikuar për sot, u anulua.

Lajmi u dha nga radioja publike e Izraelit, Kan, e cila citoi burime të përfshira në planifikim.

As Izraeli, as Emiratat nuk e konfirmuan zyrtarisht anulimin.

Vizita e Neyanyahut do të ishte e para e një kryeministri izraelit në shtetin e Gjirit.

Më herët, mediat izraelite thanë se vizita mund të shtyhet ose anulohet për shkak të disa çështjeve në trafikun ajror dhe për shkak të një sëmundjeje që pësoi gruaja e Netanyahut.

Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-së, ka vendosur marrëdhënie formale me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Bahrejnin, qysh në muajin shtator.

Dy të fundit janë bërë shtetet e vetme arabe, pas Egjiptit dhe Jordanisë, që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre.

Sudani dhe Maroku kanë pasuar më vonë.

Shtetet arabe kanë refuzuar për kohë të gjatë të vendosin lidhje me Izraelin, duke thënë se çdo normalizim duhet të varet nga zgjidhja e konfliktit palestinez.

XS
SM
MD
LG