Ndërlidhjet

Vrasje dhe vetëvrasje në Prishtinë


Ilustrim.
Ilustrim.

Në lagjen Emshir të Prishtinës, në mëngjesin e së dielës ka ndodhur një vrasje dhe një vetëvrasje.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se në orën 09:00 kanë pranuar informacionin për gjetjen e dy personave të pajetë në Emshir të Prishtinës.

"Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovarë, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit", tha Policia.

Policia tha se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një revole, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

"Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes", thonë nga Policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG