Ndërlidhjet

IKSHPK: Tetë viktima dhe 709 raste të reja me COVID-19


Punonjës shëndetësorë brenda Klinikës Infektive në Prishtinë.

Në Kosovë të mërkurën janë shënuar edhe 8 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se viktimat janë regjistruar në këto komuna: Gjilan 2 raste, Prishtinë 2, Kaçanik 1, Podujevë 1, Rahovec 1 dhe Skenderaj 1 rast.

Në bazë të 4.388 mostrave të testuara në laboratorët e institucioneve shëndetësore publike dhe ato private, pozitivë në koronavirusin e ri kanë dalë edhe 709 persona.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 385 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.379.

Që nga muaji mars i vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 79.089 raste me COVID-19, prej të cilëve 65.979 janë shëruar ndërsa 1.731 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG