Ndërlidhjet

Biden: Putin do të "paguajë çmim" për përzierjen në zgjedhjet e SHBA-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin është një “vrasës” i cili nuk ka shpirt dhe së shpejti do të “paguajë çmimin” në lidhje me përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane, që janë mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.

I pyetur gjatë një interviste në ABC News se cilat mund të jenë pasojat, Biden u përgjigj: "Ju do të shihni së shpejti".

Intervista u transmetua vetëm disa orë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”.

Biden ka mposhtur Trumpin në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe është inauguruar më 20 janar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai e njeh “relativisht mirë” Putinin dhe se nuk beson se ai ka shpirt. Biden ka një përvojë katër dekadëshe në politikë.

I pyetur nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Biden tha: “Po besoj".

Kremlini më 17 mars mohoi gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin "absolutisht të pabazuara".

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar disa burime të kenë thënë se Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë këtë javë, për shkak të gjetjeve të raportit.

XS
SM
MD
LG