Ndërlidhjet

Mjekët në Mianmar protestojnë kundër dhunës policore


Forcat e policisë në Mianmar hedhin topa uji mbi protestuesit gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon më 8 mars 2021.

Punëtorët shëndetësorë dolën në rrugë në Mianmar – që njihet edhe si Birmani - për të kundërshtuar dhunën e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, të cilët janë kundër grusht shtetit dhe kërkojnë kthimin e një qeverie civile.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria e zbatoi një grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi.

Forcat e sigurisë kanë goditur protestuesit me forcë vdekjeprurëse.

Qindra mjekë dhe infermierë duke mbajtur fotografitë e udhëheqëses Suu Kyi marshuan në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, që njihet edhe si kryeqyteti kulturor i vendit.

Gati 250 vdekje janë konfirmuar pas grushtit të shtetit, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.

Më shumë se 2.300 të tjerë janë arrestuar, tha grupi.

Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të miratojnë sanksione kundër 11 zyrtarëve të juntës në një takim më 22 mars.

XS
SM
MD
LG