Ndërlidhjet

Kukës: Vazhdon imunizimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës


Infermieret e Shqipërisë duke përgatitur një dozë të vaksinës për të imunizuar punëtorët shëndetësorë të Kosovës. Kukës, 20 mars 2021.
Infermieret e Shqipërisë duke përgatitur një dozë të vaksinës për të imunizuar punëtorët shëndetësorë të Kosovës. Kukës, 20 mars 2021.

Në Kukës të Shqipërisë ka vazhduar edhe të dielën (21 mars) vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Shqipëria vendosi të ofrojë vaksinim për punëtorët shëndetësorë pasi Kosova ende nuk ka siguruar doza të vaksinës kundër COVID-19.

Shqipëria vaksinon mjekët e Kosovës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Në këtë fazë, Shqipëria do të imunizojë rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZeneca-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se kjo ndihmë do të vazhdojë, sapo ky vend të ketë furnizime të reja me vaksina.

Më 20 dhe 21 mars po vaksinohen kryesisht punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Ky shtet pritet të përfitojë vaksinat e para nga COVAX - skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Në dërgesën përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina.

XS
SM
MD
LG