Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së


Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Vendi ku ndodhi incidenti në Kolorado të SHBA-së.

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, në një supermarket në shtetin amerikan të Kolorados. Policia arrestoi një të dyshuar, i cili ishte i plagosur.

Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube. Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën.

"Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni", tha policia.

Ryan Borowski, i cili ishte brenda në dyqan, i tha CNN-it se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur në qytetin e tij:

"Ky konsiderohet si vendi më i sigurt në Amerikë, dhe unë gati sa nuk u vrava duke blerë patate të skuqura", tha ai.

Policia nuk bëri të ditura motivet e sulmit.

"Ky është një hetim shumë kompleks që do të zgjasë jo më pak se pesë ditë", tha shefja e policisë, Maris Herold në një konferencë shtypi.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis tha: "Lutjet e mia janë për banorët e Kolorados në këtë kohë trishtimi dhe pikëllimi, ndërsa po sigurojmë më shumë informacione për përmasën e tragjedisë".

Sulmi ndodhi pas më pak se një jave të një sulmi tjetër në qendra të masazhit në Atlanta, që la të vdekur tetë njerëz, përfshirë gjashtë gra aziatike. Një 21-vjeçar është akuzuar për ato vrasje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha muajin e kaluar se ai dëshiron që Kongresi të miratojë ligje për një kontroll të të gjitha shitjeve të armëve.

"Kjo administratë nuk do të presë për të shtënat masive të radhës për t'iu përgjigjur kësaj thirrjeje", tha ai.

XS
SM
MD
LG