Ndërlidhjet

KE: Së shpejti vijnë vaksinat në Kosovë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë së shtunës, von der Leyen, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nga Bashkimi Evropian do të vijë 651 mijë vaksina kundër koronavirusit të kompanisë amerikane, Pfizer.

Shtetet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.

Më herët, autoritetet kanë thënë se në Kosovë gjatë marsit do të arrijë kontingjenti i parë me vaksina të kompanisë britanike, AstraZeneca. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do të marrë falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG