Ndërlidhjet

Kurti merr vaksinën kundër koronavirusit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke marrë vaksinën kundër koronavirusit. Prishtinë, 29 mars, 2021.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke marrë vaksinën kundër koronavirusit. Prishtinë, 29 mars, 2021.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori të hënën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kurti u vaksinua me AstraZeneca në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Në një adresim të shkurtër para mediave, ai tha se me këtë veprim dëshiron t’i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen dhe “t’i heqin dilemat ndaj vaksinimit”.

“Zgjidhja e pandemisë është vaksinimi i popullsisë”, tha Kurti, për të shtuar se fillimisht do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit, e pastaj të tjerët.

Fillon vaksinimi në Kosovë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të veshin maska dhe të respektojnë distancën sociale, Kurti tha se Kosova do të sigurojë edhe më shumë vaksina dhe se do të përpiqet të vaksinojë sa më shumë qytetarë.

AstraZeneca, si shumica e vaksinave të zhvilluara në Perëndim, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Kosova, të dielën mbrëma, ka pranuar 24,000 doza të kësaj vaksine.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Fushata e vaksinimit në Kosovë pritet të nisë të martën.

Kosova ka regjistruar mbi 88,000 raste me koronavirus. Aktualisht, aktive janë mbi 13,000.

XS
SM
MD
LG