Ndërlidhjet

Shtatë aktivistë pro demokracisë dënohen në Hong Kong


Protestat pro demokracisë në Hong Kong, më 2019.
Protestat pro demokracisë në Hong Kong, më 2019.

Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, dhe gjashtë ish-ligjvënës u shpallën fajtorë për tubime të paautorizuara.

Të pandehurit - përfshirë një 82-vjeçar - u dënuan për përfshirjen e tyre në protestat masive pro demokracisë, në vitin 2019.

Të shtatit u deklaruan të pafajshëm, por tani përballen me maksimum pesë vjet burgim.

Pas protestave pro demokracisë, Pekini është duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin mbi të drejtat dhe liritë në Hong Kong.

Këtë javë, Kina miratoi disa ndryshime në rregullat zgjedhore të Hong Kongut, të cilat lejojnë që deputetët e ardhshëm të këtij qyteti, të verifikohen së pari nga një komitet i regjimit të Pekinit.

Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”.

Me këtë kornizë, Hong Kongu ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por, viteve të fundit, Pekini e ka shtrënguar kontrollin atje.

Protestat pro demokracisë në vitin 2019 janë nxitur nga një projekt-ligj që i lejonte ekstradimet nga Hong Kongu tek autoritetet në Pekin.

Ligji përfundimisht është anuluar, por protestat janë shndërruar në një lëvizje më të madhe kundër ndikimit kinez.

XS
SM
MD
LG