Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane mbështet gazetaren e REL-it për mbrojtjen e të dhënave telefonike  


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Foto nga arkivi.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Foto nga arkivi.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur në favor të gazetares të Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë, e cila ka kundërshtuar që t’ia dorëzojë autoriteteve të dhënat e telefonit të saj. Lidhur me këtë çështje, Gjykata Evropiane tha kjo është thelbësore për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe privatësisë në një shoqëri demokratike.

Gazetarja Natalia Sedletska, që ka fituar çmime për punën e saj hulumtuese në programin televiziv Schemes, qe tri vjet është përballur me procedura ligjore për të mbrojtur të dhënat e saj të telefonit nga konfiskimi nga prokurorët ukrainas.

Gjykata Evropiane tha se Sedletska duhet të mbrohet sipas Nenit 10 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe gjykata theksoi se është e rëndësishme mbrojtja e burimeve në mënyrë që të funksionojë shtypi i lirë.

“Gjykata nuk është e bindur që autorizimi për qasjen në të dhënat, që është dhënë nga gjykatat vendore, ishte e justifikueshme nga ‘kërkesa për interesin publik’”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sedletska i ishte drejtuar Gjykatës Evropiane, pas më 2018, një gjykatë ukrainase dha vendim për qasje në të dhënat për 17 muaj të telefonit të saj të mençur. e telefonit të saj të mençur

Programi televiziv Schemes ka bërë hulumtime ku përfshihen shumë zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Yuriy Lutsenko. Pikërisht, këto hulumtime që janë publikuar përkojnë edhe me kohën kur prokurorët ukrainas kanë kërkuar që të merren të dhënat nga telefoni i gazetares.

Radio Evropa e Lirë ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“REL-i mirëpret këtë vendim që mbron konfidencialitetin e komunikimeve të gazetarëve tanë dhe vendosë kufizime për pushtetin ekzekutiv”, tha presidenti i REL-it, Jamie Fly.

“Puna e gazetarëve hulumtues, për nga natyra është e rëndë dhe shpesh e rrezikshme. Shëndeti i demokracisë mund të matet nga mbrojtjet që ofron për këtë lloj gazetarie, që fuqizon publikun dhe mban përgjegjës autoritetet për veprimet e tyre”, shtoi Fly.

Prokurorët ukrainas kanë thënë se kanë kërkuar të kenë qasje në të dhënat e Sedletskas në lidhje me një hetim kriminal që po zhvillojnë, lidhur me publikimin e pretenduar të sekreteve shtetërore ndaj gazetarëve më 2017 nga Artem Sytynyk, drejtor i Byrosë Kombëtare kundër korrupsionit të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG