Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur në një aksident hekurudhor në Tajvan


Dhjetëra të vdekur pasi treni doli nga shinat në Tajvan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:38 0:00

Dhjetëra të vdekur pasi treni doli nga shinat në Tajvan

Së paku 41 njerëz humbën jetën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel.

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit po përpiqen të futen në vagonët brenda tunelit, që, sipas tyre, “janë dëmtuar rëndë”.

Sipas policisë hekurudhore të Tajvanit, mbi 70 njerëz u plagosën.

Treni raportohet se transportonte rreth 350 vetë.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se një numër njerëzish mbeten ende të bllokuar brenda trenit.

“Mekanizmat e shpëtimit emergjent janë vënë në dispozicion për të sëmurët dhe të plagosurit. Shpëtimi i të bllokuarve është prioriteti ynë më i lartë tani”, tha ajo.

Sipas raporteve të mediave lokale, aksidenti ndodhi kur një automjet mirëmbajtës ra në shinat e trenit.

Aksidenti pranë qytetit Hualian duket se është më i rëndi në Tajvan në disa dekada.

Në vitin 2018, 18 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti hekurudhor atje.

Një aksident më i rëndë ka ndodhur në vitin 1991, kur 30 pasagjerë kanë vdekur pas përplasjes së dy trenave.

XS
SM
MD
LG