Ndërlidhjet

LVV-ja tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme


Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një letre dërguar kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka tërhequr nismën e saj për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Të premten, më 2 prill, Qeveria e Kosovës i procedoi në kuvend ndryshimet në këtë ligj, që parashihnin mundësinë që diaspora të mund të votonte në konsullata dhe ambasadat që Kosova ka nëpër botë.

Por, një nismë e tillë, dështoi të kalojë në kuvend për shkak se nuk u arrit vota e dy e tretave të deputetëve për shmangie nga rregullorja e kuvendit. Kundër që ligji të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar votuan partitë opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se pa tërheqjen e kësaj nisme, LVV-ja nuk mund të llogarisë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votimin e presidentit.

Kuvendi i Kosovës të shtunën, pritet të mbajë një seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

XS
SM
MD
LG