Ndërlidhjet

Nis vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare


Ilustrim.
Ilustrim.

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, të enjten ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç Prishtinës, vaksinimi i personave të kësaj moshe do të bëhet edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku veçse ka nisur ky proces.

Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

XS
SM
MD
LG