Ndërlidhjet

AGK dënon “gjuhën seksiste” ndaj gazetares Krelani


Qëndresa Krelani duke komentuar një ndeshje futbolli.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e denoncoi atë që e cilësoi si “gjuhë seksiste dhe ofenduese” të trajnerit të futbollit të Llapit, Tahir Batatina, ndaj gazetares së sportit, Qëndresa Krelani.

Asociacioni kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë masa ndaj Batatinës.

“AGK-ja kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës - FFK të marrë masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur, si dhe inkurajon të gjitha gazetaret që, pavarësisht seteorotipave të shoqërisë, të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit të tyre, në cilëndo fushë që ato dëshirojnë të raportojnë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjatë një emisioni sportiv, pasi Krelani ka pyetur Batatinën se cilat janë synimet e tij me klubin që udhëheq, ai i është drejtuar gazetares me fjalët: “Ti në gazetari mund të palosësh gazeta ose të pastrosh diçka, por të analizosh futboll në këtë mënyrë, jo”.

Batatina po ashtu i ka thën Krelanit se ajo nuk e ka nivelin e duhur të “një gazetareje, duke filluar prej dukjes”.

Qëndresa Krelani është gazetare e sportit dhe punon në Radio Kosova. Ajo është komentuesja e parë grua e ndeshjeve të futbollit në Kosovë.

Video nga arkivi i REL-it:

Komentuesja e parë e futbollit në Kosovë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

XS
SM
MD
LG