Ndërlidhjet

Norvegjia lehtëson këtë javë masat kundër COVID-19


Pamje nga Oslo.

Norvegjia do të nisë lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit nga e premtja, duke përfshirë heqjen e ndalesës për shitje të alkoolit, që është vendosur para Festës së Pashkëve, ka thënë kryeministrja Erna Solberg të martën.

Restorantet dhe kafiteritë tjera mund të nisin shitjen e alkoolit për konsumatorët që porosinin ushqim deri në orën 22:00, ka thënë Solberg.

Organizimet sportive dhe ato kulturore për fëmijë dhe të rinj mund të zhvillohen me audiencë deri në 50 persona, apo deri në 600, nëse ato zhvillohen në ambiente të jashtme.

“Falë faktit që njerëzit kanë qenë të kujdesshëm dhe nuk kanë kontribuuar në rritje të rasteve për Pashkët, ne mund të marrim hapat e parë të planit për hapje të premten”, ka thënë Solberg.

Ndonëse rregullat në nivel kombëtar do të lehtësohen, ende mund të ketë kufizime në nivel lokal apo rajonal, ka thënë Solberg.

Vendimi për hapje të shkollave dhe kopsheve për fëmijë do të merret në nivel lokal, për shkak të numrit të ndryshëm të rasteve.

Norvegjia ka menaxhuar relativisht mirë pandeminë, në krahasim me vendet tjera evropiane, mirëpo së fundmi një rritje e shkallës së infektimit, ka rezultuar me masa më të ashpra.

XS
SM
MD
LG