Ndërlidhjet

Turqia liron nga burgu gazetarin, Ahmet Altan


Gazetari dhe shkrimtari turk, Ahmet Altan.
Gazetari dhe shkrimtari turk, Ahmet Altan.

Një gjykatë në Turqi urdhëroi të mërkurën lirimin e gazetarit dhe shkrimtarit, Ahmet Altan, i cili qëndroi për më shumë se katër vjet në burg. Ai ishte akuzuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për grusht shtet në vitin 2016-ë.

Altan kishte mohuar akuzat. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) përmes një vendimi të martën kërkoi lirimin e 71-vjeçarit dhe akuzoi Turqinë për shkeljen e të drejtave të tij civile. Avokati i Altan, Figen Calikusu i tha AFP-së se shkrimtari u lirua nga një burg në periferi të Stambollit, disa orë pas shpalljes së vendimit.

Altan ka qenë fitues i disa çmimeve në fushën e letërsisë.

Ai u burgos pasi shkroi kolumne që mbështesnin të drejtat e kurdëve dhe kritikonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm mirëpo Gjykata e Lartë e Turqisë e kishte rrëzuar vendimin.

Ai u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për "mbështetje me vetëdije të një organizate terroriste" që ishte përfshirë në përpjekjen për grusht shteti 2016.

Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në Turqi, kundër lëvizjes së predikuesit mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen, që nga përpjekja për grusht shtet më 2016.

Ankaraja thotë se përpjekja për rrëzimin e presidentin, Reccep Tayip Erdogan ishte urdhëruar nga Gulen, por ai e mohon fuqishëm akuzën.

XS
SM
MD
LG