Ndërlidhjet

Izraeli shënon tetë raste me variantin indian të koronavirusit


Izraeli gjatë pandemisë.

Izraeli njoftoi se ka shënuar tetë raste me një variant të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi.

Autoritetet izraelite besojnë se vaksina e Pfizer/BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër këtij varianti.

Ministria e Shëndetësisë tha se shtatë raste me këtë variant u regjistruan te personat që kishin arritur në Izrael nga vendet tjera.

"Ekziston përshtypja se vaksina e Pfizer ka efikasitet të reduktuar ndaj këtij varianti", i tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy, radios publike Kan.

Ministria nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për më shumë detaje mbi kërkimet e variantin indian.

Britania e Madhe dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se po zhvillojnë hulumtime për variantin e ri, pasi e zbuluan atë brenda kufijve të tyre.

Izraeli, popullsia e të cilit është 9.3 milionë, ka vaksinuar plotësisht rreth 81% të qytetarëve ose banorëve mbi moshën 16 vjeç. Infeksionet me COVID-19 dhe shtrimet në spital kanë shënuar rënie të shpejtë.

XS
SM
MD
LG