Ndërlidhjet

Pesë viktima dhe 506 raste të reja me COVID-19, thotë IKSHPK


Një punonjëse mjekësore kalon afër bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë më 27 nëntor 2020.
Një punonjëse mjekësore kalon afër bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë më 27 nëntor 2020.

Në Kosovë të mërkurën janë regjistruar pesë raste të vdekjes nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.105.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi se nga një rast i vdekjes është shënuar në komunat: Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri dhe Viti.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.084 testime të mostrave të dyshuara dhe në bazë të rezultateve, të infektuar me koronavirusin e ri kanë rezultuar edhe 506 persona.

Pra, 16 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë në COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sëmundjen e kanë mundur edhe 761 pacientë, ndërsa raste aktive janë 11.496.

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020 në Kosovë me koronavirusin e ri janë infektuar 102.742 persona, prej të cilëve 89.141 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG